I emërtuar sektori, apo “Plazhi Rinia”, duket që në çelje të këtij sezoni se ofron pak relaks, aspak rregull e pastërti, çmime marramëndëse, e cfarë është më kryesorja shumë pak pushues!? Janë afro 5 km, vijë bregdetare nën administrimin e bashkisë Durrës, nga Porto Romano në të djathtë të “Bishtit të Pallës” deri tek grykëderdhja e lumit Ishëm, në djetrim të Hamallajve e më pas të Gjirit të Lalzit, pjesë plazhi natyral i “ zbuluar “ në 20 vitet e fundit nga pushues ditor, që ka gjithë elementët për të qenë një palzh me hapësira, pastrëti të ujit dhe rërës. Por mungesa e vemëndjes dhe lënia në anarshi e infrastrukturës, dhe “zaptimeve” e ka ulur ndjeshëm interesin e pushuesve.
Nisja e sezonit.
Jënë mbi 25 subjekte private , kryesisht banorë të zonës të ardhur pas vietve 90 –të, nga Kukësi, Puka e Dibra, që kanë imporvizuar plazhin që funksionin tre mujat e verës. Shezllonët, edhe pse janë shtruar në pritje të pushuesve, ende në masën 90 % janë bosh.
E vetmja punë e mirë që është bërë janë dy rrugët lidhëse të asfaltuara në drejtim të Fllakës dhe unaza e Porto Romanos, por deri këtu. Automjete më pas duhet të udhëtojnë mes gropave , pluhurit dhe pellgjeve me ujë për afro 3 km për të mbërritur deri tek çadrat. Në një trafik normal nga Tirana në këtë plazh mbërrin brenda orës, mos më shpejt.
Plazhi i përfshirë nga kaosi.
“Është një plazh mjaft u bukur, sepse nuk ka ndërtesa pranë , gjen parking, ujë të pastër dhe mundësi për të ecer përgjatë detit, por dhe për të vënë çadra vetjake. Vetëm kaq. Rruga është shumë e keqe, pastërtia katastrofë, mungon uji i pijshëm dhe ai për t’u larë pas plazhit. Oferohet ushqim në disa prej tyre, por çmimet janë më të kripura se në mes të Durrësit apo Tiranës. Dy kafe dy ujë 5 mijë të vjetra”, thotë Bujari që vjen bashkë me familjen e tij nga rrethinat e Tiranës.
Nuk është ëvshtirë që të shikosh dhe pamje të shëmtuara, të nyjeve sanitare të impovizuaar që kundërmojnë nga era e rëndë që të zë frymën, papastërtitë dhe insektet, apo parazitët e shumtë. Qentë endacakë janë “pushues të përhershëm”, të plazhit.
“Koshat apo kazanët e mbeturinave që mbushen plotë e përplot nuk zbrazen asnjëherë dhe makina e pastrimit të bashkisë nuk duket këndej. Ne vijmë për të pushuar se vërtët ka ujë të pastër rërë, pisha , në një farë mënyrë gjen larmi për të kaluar kohën, por papstërtia dhe një shezllon 500 apo 700 lekë janë shumë për kushtet që ofrohen”, thotë Marija, që me fëmiëjt e ardhur nga emigracioni për pushime ka vendisur t’i kaojë afër shtëpisë së banimit, pasi banon diku në Fllakë.
“ Është afër më Tiranën dhe Durrësin e ne vijmë vazhdimisht me familjen. Këtu më shumë janë familjarë, pak të rinjë. E patë kur kalojmë tek një urë e ndërtuar kushedi se kur. S’ka as mbrojtëse, as parmakë. Mund të gjendesh në ujin e qelbur nga pakujdesia. Në mes të saj janë gropat ku duket poshtë uji”, tregon një nga pushuesit ditorë që ka merak dhe peshkimin në deltën e lumit, ku dhe bretkosat janë të preferuara.
Rrjetat dhe mekanizmat primitivë të zënis së peshkut, që në fakt nuk zënë asgjë janë shtritë deri tek laguna e plazhit, që pas orës 16:00 nis e boshatisët, nga frika e trafikut në autostradë.
Mungojnë shërbimet e domosdoshme.
Nga një vëzhgim që bëmë gjatë gjithë gjatësisë , nuk pamë asnjë kullë vrojtimi, sinjalistikë lajmëruese për ndihmën e shpejtë. Mungonn plotësisht patrullat e policisë, ekipët e ndihmës së shpëjtë dhe asaj mjekësore. Duket se shteti dhe bashkia nuk e shtrijë kontrollin në këtë territor, ku çmimet janë sipas dëshirës dhe kuponi tatimor pak njihet!! Edhe pse është fillimi,e pushuesit janë të paktë inspektorët e sëndetit dhe AKU-së , ende nuk ajnë parë nëpër lokalet dhe baret , që janë lokale të drunjta apo Baraka.
Duhet vlerësuar edhe iniciatiav e disa pej investitorëve që kanë hedhur relaisht lekë për këtë lloj biznesi, që është i hapur për tre muaj, por konurrenca e pandershme dhe mungesa e vëmëndjes nga institucionet dhe organizmat ligjzbatues, po bën punën e vet.
Pishat
“Natyra bujare”, I ka falur këtij plazhi dhe brezin me pisha të buta në një sipërfaqe prej afro 120 ha, në 6 km gjatësi, unikale ende në brigjet tona. Në këtë pyll me pisha si brez mbrojtës i erozionit, të mbjella me aksion vullnetar, të duket vetja si në bjeshkë, nëse papastërtia nuk do mbulonte sipërfaqet poshtë pishave.
Edhe këtu pushuesit ditorë dhe ata që gatuajnë vetë, nuk kujdesen të largojnë mbeturinat e ushqimeve të konsumuara dhe enë plastike . Me keq akoma në disa prej tyre thuhet “pronë private” , ose “ shtete toka”. E pabesueshme të këtë dikush prona në këtë pyll pishe, ku dhe zjarret kërcënojnë përditë.
Dikur vija e plazhit ishte krejt e lirë, por pas viteve 2000 shumë parcela u zaptuan nga banorët, kryesisht të ardhur, pasi këtu në vitin 1995 u impovizua një fshat i ri , ku morën strehë dhe tokë banorët e përmbytur nga ujrat e HC Fierzë.
Adhuruesit e vrapimit në pisha nën zukatjen e gjinkallave, nuk e lënë pasionin e tyre edhe pse në mes pyllit ka parcela të rrtheuara më tela me gjemba që të sjellin në mëndje klonin e dikurshëm në kufi.
E ardhmja.
Në ditët pik e fundjavë në këtë plazh “ zbarkojnë “ dhe 20 mijë pushues ditorë në ditë. Këtu mungojnë plotësisht pushuesit nga Kosova, pasi nuk ka hotele dhe resorte. Pushuesit nga Tirana e Durërsi që vijnë e largohen brenda ditës dhe nata është tërësisht e shkretë, pa asnjë shenjë të jetës së natës.
Nëse do ketë vëmëndje ky palzh mund te lehtësojë dhe plazhete tjera të mbipopulluara dhe të jetë dhe një alternativë më çmimet, që të joshi sa më shumë pushues.
Nuk kemi dëgjuar ende që ai të përmendet në guidat apo investimet e Ministrisë së Turizmit, po ashtu bashkia Durrës nuk ka paraqitur një plan serioz që synon sistemimine këtij plazhi, ndër më të paprekurit në vend nga ndërhyrjet.
Plazhi me emrin e rinisë me këtë zhvillim kaotik që ka marrë shprejt do të q(sh)uhet si “plazhi i pleqësisë”/kohajuaj