Në fund të qershorin vihet në punë ura e re me harqe në Liqenin e Kukësit.
Ura me hark, e vetmja në vend dhe rajon, që po ndërtohet mbi ujrat e Liqenit të Kukësit ( Drinit të Zi), pirtet të përgfundojë brenda këtij muaji. Burime pranë konçensionarit bëjnë më dije se shumica e zërave të projektit kanë përfunduar dhe se puna është përqëndruar tek elelementët e sigurisë, ndriçimit dhe sinjalistikës. Përfundimi i urës do të lëhtësojë qarkullimin e automjetve në Austostradën e Kombit, pasi ura ekzistuese më dy kalime, ku përfundon direkt në një shpat mali e bënte qarkullimin të pamundur sidomos në fundjave, ku fluksi i udhëtarëve nag Kosova drejt bregdetit tonë është shumë më i madh.
Ura në fjalë është një projekt i inxhinierit bashkëkohor që realizohet për herë të parë në vendin tonë mandje dhe rajon ,dhe ka katër korsi.
Ajo është e gjatë 310 metra dhe lidh dy brigjet e luqinit pa asnjë këmbë mbështetesë, por vetëm mbi trasenë e hekurt dhe harkun lart që është i lartë 56 metra.
Projekti i hartuar nga specialist vendas dhe italian ka kushtuar rreth 30 milionë euro, dhe ura është vepra më e rëndësishmë dhe më e bukur e artit në gjithë Autostradën e Kombit, dhe element që kishtë munguar që nga përfundimi i saj.
Deri tani kalimi bëhej më urën e vjetër me dy kalime ndërtuar në vitin 1978, e llogaritur për një fluks simbolik të kalimeve të automjeteve. Tashmë dalje për në qytetin e Kukëist do të bëhet afër ujësjellësit të ri në rrethrrotullimin e ri, ndërkohë që në urën e vjetër do të kalojnë vetëm automjete që vijnë nga qyteti i Kukësit drejt Tiranës dhe do kenë hyrjë në autostradë.
Një variant tjetër për të mos bërë këtë urë, që konsiderohet dhe si e kushtueshme, ka enë dhe hapja e një tuneli pikërisht atje ku ka këmbët ura e vjetër poshtë turizmit të ri të Kukësit, por rezultoi pa efektivitet.
Punimet kanë detyruar ndërtuesit që shpesh të pezullojnë kalimet dhe afër urës së re, duke bërë që gjithë autojetet që shkojnë e vijnë në Kosovë të futen nëpër qytetin e Kukësit duke shaktuar kaos dhe dëmtuar rrugët e brendëshme të qytetit.
Kjo urë përveçse lëhtëson qarkullimin rrugor bashkë më rrugën Mamurras- Qafë Kashar, ( aks që eliminon udhën e vjetër të rënduar nga trafiku), dhe që kanë qenë dhe pikat më kritike të udhëtimeve drejt Durërsit e Tiranës, do të lëhtësoj dukshëm deri në një orë më shpejt e udhëtimet nga veriu vendit në drejtim të Rinasit Durrësit dhe Tiranës.
Sipas monitorimeve në këtë urë mund të kalojnë të gjitha llojet e automjetev të tonazheve më të rënda, dhe në 24 orë në këtë urë kalojnë në fundjave dhe mbi 40 mijë automjete në dy drejtimet.
Ura e cilësuar si panoramike, është harmoni më projektet e tjera dhe më natyrën e bukru të Kukësit duke shtuar kureshtjen dhe dëshirën e vizitorëve vendas e të huaj për ta parë e kaluar mbi të. Ajo ndodhet ngjitur më “ tre qytetet” e Kukësit por më mbimera të ndryshëm. Pranë Kukësit të ri, atij të nëndheshëm dhe Kukëist të vjetër poshtë ujrave të liqenit. 3 km larg Aeroportit dhe 18 km larg kufirit më Kosovën, 13 km larg Tunelit të Kalimashit në një asambël të bukur të peisazhve që ka natyra e Kukësit me Gjalicën përballë, Pikëllimën, Kalanë e Pecës fare afër dhe liqenin që e rrethon qytetin në formën e një gadishulli.
Ura nuk e izolon qytetin, pasi autostradat nuk kalojnë mëspërmes qyteteve, por e bën Kukësin më joshës e relaksues për vizitorët dhe tursitët./kohajuaj