Pak ditë më parë Majlinda Bregu, mbylli mandatin 5-vjeçar si sekretare e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) dhe shtatori pritet ta gjejë me një tjetër detyrë të rëndësishme. Mësohet se pas një karriere të gjatë në politikë, që duhet thënë, e sukseshme, Majlina Bregu pritet të kthehet aty ku e nisi për herë të parë karrierën saj si gazetare, në Radio Televizionin Publik Shqiptar. Majlinda Bregu pritet t’i ngjisë shkallët e këtij institucioni, jo më përt të drejtuar Revistën Televizive në orën 20:00, si dikur,  as si ndonjë e ftuar në emisonet bajate që prodhon kjo media publike. Majlinda Bregu do të kthehet në krye të tij, si drejtoresh e përgjithshme e RTSH-së.

images 1RTSH DG 1

Kjo është dhe arsyeja që “kapter” Pezën e kanë kapur paranojat kohët e fundit, I cili për të ruajtur karrigen, thonë se ka filluar të flejë në zyrë, e shumta mund të shkoj në shtëpi vetëm në orët e vona për tu rikthyer ende pa zbardhur dita.  Dihet mardhënia e mirë që znj. Bregu ka me kryeministrin Rama, pasi ishte qeveria shqiptare, ajo e cila loboi zyrtarisht, që zonja Bregu të zgjidhej në krye të RCC-së, pesë vjet më parë. Andrrallat e shumta që “kapteri” Peza I ka krijuar kreut të qeverisë me pushimet e punonjësve nga puna, abuzimet me fondet e një institucioni publik, apo emërimet skandaloze në poste drejtuese, të personave që nuk kanë kurrfarë experience apo konfliktet që ka krijuar me Këshillin Drejtues, këta të fundit prej një viti vazhdojnë të mos I miratojnë propozimet që “Kapteri”, dërgon në mbledhjet e Këshillit. Burime ende të pakonfirmuara pranë kreut të qeverisë, bëjnë të ditur se kjo ka qenë arsyeja pse Rama nuk ka reaguar deri më tani për kapterin edhe pse siç na thonë sjelljet e tij edhe  si ‘majmun’, duke e imituar me “Retrait” që bën fundjavave  me drejtoreshat paportofol, nëpër qytetet turistike , e kanë acaruar së tepërmi. Emërimin në krye të RTSH, të znj. Bregu, mund të sjell dhe një lloj konfirmimi edhe nga ana e opozitës, pasi siç dihet ajo ka qenë dhe një nga ministret e Qeverisë Berisha, dhe një nga të “përjashtuarat” e Lulzim Bashës , kur ky I fundit mori drejtimin e PD-së. Nuk wshtw cudi qw kreun e RTSH –sw , kryeministri Rama t’ia jap opozitws, dhe kjo tw jetw njw tjetwr marveshje mes tij dhe ish kryeministrit Berisha, nga ato qw kanw ndodhur kohwt e fundit. Duket se “kapter” Peza I ka ditët e numëruara! Shtatori mund ta gjej atë në shtëpi. Shpresojmë që ky të jetë dhe fundi I karrierës së një hajduti dhe çlirimi I një institucioni të rëndësishmëm publik siç është dhe Radio Televizioni Publik Shqiptar, I cili prej një viti ishte mar peng nga “kapter” Peza./ kohajuaj