Plagosje me armë zjarri në Shkodër. Raportohet  se i plagosur ka mbetur Ndue Preka në lagjen “Mark Lula”. Ai u qëllua nga njw person ende i paidentifikuar.

Preka ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për identifikimin e autorit dhe kapjen e tij.

Mësohet se autori e ka qëlluar me pistoletë 3-4 herë dhe një plumb e ka kapur në këmbë. Ndue Preka po ecte në këmbë në momentin kur është qëlluar ndaj tij. Plumbat kanë goditur edhe një makinë të parkuar.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të plagosjes.