Nga Vladimir Muçaj: Vibratorët e seksit të Arben Ahmetaj dhe tallja e SPAK-ut me interesin publik

Shumë është folur e shkruar për aferën e inceneratorëve. Eshtë thënë se vjedhja është galopante, është thënë se të përfshirë të lyer e përzierë janë deputetë kryetar bashkishë e ministra. Mes tyre i ka dalë emri mediatikisht dhe Arben Ahmetaj i thirrur ndryshe Tigri. Këtij deri tani i është bërë “gjyqi” dhe i është dhënë pretenca nëpër studio televizive nga panelistë gazetarë të cilët i “dinë” të gjitha hallet e këtij vendi. Dhe këtu në këtë pikë të medias duhet thënë fakti që është fakt i padiskutueshëm që media ka pas rol shumë pozitiv në anën dhe krahun e publikut, kam parasysh denoncimet kurajoze të gazetarit profesionist e investigativ Adriatik Doçi i cili ka bërë publike fakte dhe prova duke bërë kallëzim në drejtësi. Normale nuk është fare që disa gazetarucë studiosh marrin rol të pamerituar, kuptohet që ligjërojnë duke pjerdhur nga goja për interesat e tyre personale sepse janë bythë e brekë në tepsinë e ndotur të politikës! Nuk jam duke “mbrojtur” Tigrin! Jo aspak! Jam duke cekur një fakt tjetër, atë të drejtësisë dhe funksionimit të saj. Kjo pritshmëri publike është e madhe. Të flasim shkurt e konkretisht. Në bazë të dyshimeve të arsyeshme për korrupsionin e Tigrit BKH dhe SPAK pas një pauze të gjatë i futet në shtëpitë e grave dhe ish-grave të Ahmetaj për kontroll e mbledhje provash materiale. I gjejnë dhe sekuestrojnë shkresa, dokumenta, lekë cash.Në listën e sendeve të sekuestruara thuhet se i kanë gjetur tre vibratorë seksi. Madje specifikohet se një prej tyre në karikim për të kryer karikimin seksual!! Po kujt i plas se kush i përdor këto sende seksi, gruaja, ish-gruaja apo dhe vetë Tigri?!! Askujt nuk i bëhet vonë të di se si i kanë punët e shtratit të dashurat e Tigrit apo Tigri vetë! Ky lloj kontrolli i SPAK është një tallje publike dhe duhet shpërfillur nga opinioni me neveri. Opinioni publik pret të mësoj se sa i përfshirë është Ahmetaj në vjedhjen e parave publike dhe nëse i ka futur duart në thesin publik të financave sa vite burg ai meriton. Këtë kërkon opinioni i shëndoshë i publikut. Ndërsa për vibratorë e lojëra seksuale SPAK le të hap një zyrë a seksion të veçantë në varësi të buxhetit të majmë që ka për ta përdorur këtë “hetim” për përdorim të brendshëm me stafin e vet por kurrsesi për drejtësinë e munguar që shumë e kërkojnë në këtë vend të lodhur nga llumi politik dhe mosfunksionimi i hallkave të zinxhirit ligj-zbatues!