Një video karaoke e kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe zv.kryeministrit Matteo Salvini për ditëlindjen e 50-të të sekretarit të Legas, po thyen rrjetin në Itali dhe ka hapur debate përtej festës ku ishte i pranishëm edhe ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni.

La canzone di Marinella, një nga këngët më të njohura të Fabrizio de Andre është bërë shkak i komenteve. Video është publikuar në instagram nga Nicola Porro, një gazetar i Mediaset dhe shkruan “me rastin e krizës së qeverisë”. “Për fat nuk duhet të mbijetojmë duke kënduar” komenton duke qeshur ministri i mbrojtjes Guido Crosetto, por video ka provokuar dhe reagime të tjera mes kritikave dhe sarkazmës. Kryebashkiaku i Bolonjës ka qenë shumë i ashpër.

“Dje ishte një ditë e dhimbshme për të gjithë ne, cuam disa njerëz në varreza, madje edhe një fëmijë. Duhet të them se kam mbetur i befasuar nga imazhet që kam parë nga konferenca e shtypit e qeverisë por edhe nga Karaoke e Salvinit dhe Melonit që nuk donin të takonin familjarët e as të bënin homazhe, por kanë gjetur kohën për të festuar 50 vjetorin e ministrit Salvini” tha Matteo Lepore kryebashkiaku i qytetit ku u krye ceremonia e varrimit të disa prej viktimave të anijes në Cutro.

“Kam nevojë ende për disa ditë, tha ai për të gjetur fjalët e duhura për të komentuar këtë lloj skene”.

De Andre e shkroi këngën frymëzuar nga një lajm që ndodhi 11 vjet para vitit 1964 (kur e shkruajti këngën) vrasjen e një prostitute dhe braktisjen e saj në lumë. Vite më vonë u rindërtua ngjarja dhe rezultoi se ajo grua ishte Maria Boccuzzi, e cila u zhvendos nga një fshat kalabrez në Milano.

Këtu pasi kishte punuar si punëtore, më kot kërkoi lavdinë në botën e argetimit duke përfunduar në një rrugë të trazuar dhe u nda nga jeta në moshën 33 vjecare, e gjetur e vdekur në 28 janar 1953 në lumin Olona në periferi të qytetit. “Dy të krishterët Meloni dhe Salvini, nuk shkojnë në Cutro për të kryer homazhe” shkroi gazetarja Selvaggia Lucarelli në Tëitter. Këndojnë në ditën e gabuar në vendin e gabuar, u shprej drejtori i Stampa Massimo Giannini.