Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar pas deklaratës së Argita Melltezit, se po qe e nevojshme, është e gatshme të marrë drejtimin e PD-së.

“Jo e dashur Argita Malltezi Berisha, ti nuk mund ta trashegosh PD, sepse PD-ja nuk eshte prone e familjes tende, dhe nuk ke as pastertine dhe as kapacitetin per t’u bere lidere e opozites.

Babait tend me shume dashuri i dhame ndihme maksimale, dhe vetem nje kusht kishte – nje PD konservatore, dhe jo vetem ne emer, me te cilen abuzuat. Premtoi nje ndryshim rrenjesor por na terhoqet te gjithe zvarre per pazaret e radhes.

Keshtu qe, nje kthim i yti, do te me kthejë dhe mua, vetem qe te ekspozoj me fakte qe ti ke qene qafa qe drejtonte koken e korrupsionit ne ate parti. Dhe te mos harrojme, ti je non-grata, te pakten ne Amerike.

Nenkuptoje si te te vi per mbare, por per sa kohe qe nuk kuptoni qe ka ardhur koha te dilni familjarisht nga politika dhe te lini ate vend te marre fryme, do na detyroni te marrim hapa shume me agresive kundrejt ju te gjitheve.Familja Berisha dhe ajo e Ilir Metes, duhet te dale urgjentisht nga politika dhe opozita te ri-organizohet dhe te merret me Edi Rama.
E vetmja arsye qe doni pushtet eshte te mbroni veten dhe bisneset korruptive. Asnje njeri qe i futet politikes me qellim permisimin e standardit per qytetarin, nuk e mban peng demokracine e nje vendi per 33 vjet”, shkruan ajo.