Muharrem Salihu, biznesmeni i njohur me origjinë shqiptare do të kandidojë për eurodeptet në zgjedhjet e ardhshme europiane, ndërsa së fundi ka marrë mbështetje edhe nga Emma Bonino, një figurë e njohur në politikën evropiane.

Bonino ka mbështetur fuqishëm Salihun në garën për Parlamentin Evropian Romë. Sot në kryeqytetin italian, Muharrem Salihu, ishte së bashku me mikeshën e tij Emma Bonino një kampione e kahershme e të drejtave të njeriut dhe barazisë në Evropë e cila ka shërbyer edhe si ministre e Jashtme e Italisë dhe eurodeputete.

Në një deklaratë për media Bonino theksoi mbështetjen e saj të palëkundshme ndaj shqiptarëve sot edhe ashtu siç ka qenë në momentet më të vështira.

Ajo deklaroi, “Një Evropë e plotë është ajo që përfshin shqiptarët, dhe shqiptarët duhet të kenë përfaqësuesin e tyre në Parlamentin Evropian.”

Salihu në krahun e Boninos, theksoi rëndësinë kritike të pjesëmarrjes shqiptare në zgjedhjet evropiane të ardhshme.

Ai nënvizoi rëndësinë e zërit shqiptar brenda koalicionit Bashkimi i Shteteve të Evropës, duke thirrur për bashkëpunim dhe progres.

”Është thelbësore që komuniteti ynë shqiptar të votojë koalicionin Stati Uniti di Europa në këto zgjedhje dhe të bashkohemi të gjithë për progres! Zëri Ynë, zëri i shqiptareve duhet të dëgjohet në Evropë”, tha ai.

Muharrem Salihu është një sipërmarës i dedikuar ndaj kauzave shqiptare. Ai jeton në Itali prej mbi 30 vitesh dhe ka përjetuar nga afër vështirësitë e diskriminimit, por edhe mundësitë e një vendi mikpritës që beson në integrimin evropian si Italia.

Po ashtu ai beson fuqishëm në afrimin e Ballkanit Perëndimor me Evropën, për të siguruar prosperitet, zhvillim ekonomik dhe demokraci. Angazhohet të sjell zërin e minoriteteve në Evropë me synimin për të adresuar padrejtësitë e kësaj shoqërie, për të reduktuar diskriminimin dhe pabarazitë socio-ekonomike.