Një mbështetës i PD-së ka ardhur në protestë para parlamentit me kalë dhe kostum popullor.

Ai i kërkoi kryeministrit Rama që të largohet një minutë e më parë nga detyra.

“Du me i tregu Edi Ramës të vijë të na shikojë, ku jetojmë, pa asnjë punë. Unë i them Edi Ramës largohu, se boll ke ndejt.

Edi Rama tha do largohem kur du unë e jo kur vendos populli. I drejtohem Evropës, Amerikës, si ia kanë dhënë gjithë këtë pushtet Edi Ramës, ka vjedh vendin, ka terrorizu popullin.

I bëj thirrje të shkojë vula ku shkon populli. Alibeaj e Basha na kanë mashtruar e kanë dëmtuar opozitën” – tha qytetari majë kalit.