Punonjësit e terrenit në Bangladesh janë duke u përballur me të nxehtin ekstrem duke vënë në pikëpyetje edhe të ardhurat e tyre ditore.
45-vjeçari Shahab Ali tregon se sa i është vështirësuar puna në këto ditë të nxehta. Ai ka një karrocë dore për transport pasagjerësh dhe tërheqja e saj ndonjëherë bëhet edhe e pamundur.
Pavarësisht vapës, ne nuk e kemi mundësinë të pezullojmë punën, në këto temperature, duhet të pushojmë më shumë që të mund të mbajmë punën”, është shprehur ai.
Shahab Ali është babai i dy fëmijëve dhe udhëton çdo ditë me autobus për në kryeqytet. Puna që bën nga pedalimi, i jep atij afërsisht 6-7 dollarë në ditë, por për shkak të vapës, ai pushon më shumë dhe të ardhurat i përgjysmohen.
Në këto kushte, edhe shkollat atje janë mbyllur, duke reflektuar kështu më pak punë në këtë sektor punë në Bangladesh.
Paralajmërimet për ditë të nxehta ka bërë që autoritetet tu bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe në ambiente të freskëta, por për shkak të punës disa e kanë të pamundur.
Megjithëse, nën temperatura të larta, pedaluesit e këtyre mjeteve të transportit gëzojnë kur dikush kërkon shërbimin e tyre.
Moti ekstremisht i nxehtë ka vënë në lëvizje disa shtete për të marrë masa për të gjithë punonjësit që punojnë jashtë.
Ndërkohë që duke vuajtur është sektori i bujqësisë, i cili po dëmtohet në masë nga thatësira.