Pjesëmarrjen e ulët në protestën e Rithemelimit para bashkisë së Tiranës, analisti Arben Meçe e quan fitore të Erion Velisë.

Në emisionin “Repolitix” në Report Tv Meçe tha se pavarësisht thirrjeve të Sali Berishës, Ilir Metës dhe Gaz Bardhit për të marrë pjesë në protestë, ata u braktisën nga populli opozitar.

“Përballë Veliajt është çuni i Fariut. Që në momentin kur përballë Veliajt është gjithë enturazhi i Metës, e duke nisur me  momentin tjetër kur dje dhe sot Meta ka dalë në konferenca dhe u ka bërë thirrje militantëve të jenë në protestë.

Kur Berisha dje në darkë dhe sot u bëri thirrje militantëve aman hajdeni në protestë, e po ashtu edhe Bardhi, por në fund erdhën 300 veta, që nga moment ndjehet braktisja e këtij korridori që flet për drejtësi.

Kur një popull opozitar nuk u bashkohet këtyre njerëzve do të thotë se vlera e këtyre njerëzve i jep vlerë tashmë Erion Velisë. Erioni triumfoi. Një tjetër fitore e Erionit është që këshilli bashkiak bëri miratimin e një rruge me një emër që quhet Rremzi Hoxha”, tha ai.