Policia ka reaguar lidhur me aksidentin e rëndë që u shënua mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, ku mbeti i plagosur rëndë një efektiv policia.
Në pranga është vënë shoferja me iniciale S.V., 51- vjeçe e cila duke drejtuar mjetin tip “Lancia” ka përplasur punonjësin e Policisë të qarkullimit rrugor të DVP Elbasan, shtetasin F. B., 53 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gracen, ndërsa shkak dyshohet të jetë bërë shpejtësia përtej normave të lejuara.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.