Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka qenë sërish agresiv në gjuhën e përdorur ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.

Ilir Meta theksoi edhe njëherë se Altin Dumani flet në emër të Edi Ramës.

I pyetur se si do ta mundë ai kreun e SPAK; Altin Dumanin, Meta theksoi se ai dhe PL kanë shqiptarët me vete.

“Kemi popullin me vete”, u shpreh Meta për Vizion Plus

Gjithashtu Meta u pyet nëse Dumani ka vendosur standard të reja.

“Jo zero”, theksoi Meta

Kreu i PL-së, Meta u pyet edhe për thirrjen e tij pak kohë më parë nga SPAK për çështjen CEZ DIA, çështje për të cilën nuk ka shumë detaje se deri në çfarë pike janë hetimet.

Por nga ana tjetër, Meta ka kërcënuar dëshmitarët e aferës CEZ-DIA.

“Kastriot Ismailajn e njoh që në fillim të viteve 90. Sot nuk kam asnjë marrëdhënie. Ismailaj mund të thotë çdo gjë që të shpëtoj veten. Elvis Mata është një mashtrues që ka qenë drejtor i Ismailajt, që u përdor kundër tij më pas nga Damiani e prokuroria, me qëllim të fitonte pala tjetër. Ky person kishte edhe gruan me probleme, se unë çdo gjë e them me përgjegjësi, dhe vjehrra e tij ka marrë tendera nga Damian Gjiknuri.

Nuk më intereson fare se çfarë dëshmon Ismailaj. Meta është kristal i pastër në këtë çështje. Ata merren me këto çështje se ata nuk kanë fuqi të merren me Edi Ramën, e shumë çështje të tjera. “5D” nuk janë gjë farë, do shikoni ato 5 drejtoreshat ju”, u shpreh Meta.

Pjesë nga intervista

Kur e njeh Kastriot Ismailajn?

Meta: Që në fillim të viteve ’90

Çfarë marrëdhënie ke sot me Ismailajn?

Meta: Asnjë marrëdhënie.

Tjetër për çfarë u pyetët në SPAK?

Meta: Ku ke fjetur, me kë ke fjetur…

Ju akuzuat Dumanin se e ka takuar Ismailajn në burg…

Meta: Ismailaj mund të thotë çdo gjë që të shpëtoj veten. Elvis Mata është një mashtrues që ka qenë drejtor i Ismailajt, që u përdor kundër tij më pas nga Damiani e prokuroria, me qëllim të fitonte pala tjetër. Ky person kishte edhe gruan me probleme, se unë çdo gjë e them me përgjegjësi, dhe vjehrra e tij ka marrë tendera nga Damian Gjiknuri.

Dumani ka arritur ta bëjë bashkëpunëtor Ismailajn kundër jush?

Meta: Nuk më intereson fare se çfarë dëshmon Ismailaj. Meta është kristal i pastër në këtë çështje. Ata merren me këto çështje se ata nuk kanë fuqi të merren me Edi Ramën, e shumë çështje të tjera. “5D” nuk janë gjë farë, do shikoni ato 5 drejtoreshat ju.