Qytetarët kanë shprehur përmes komenteve të tyre zemërimin dhe shqetësimin se si një politikan, në rastin konkret Ilir Meta mund të flasë në atë gjuhë ndaj SPAK dhe kreut të këtij institucioni, Altin Dumanit.
Pasi kanë ndjekur intervistën e Metës të dhënë tek emisioni i Blendi Fevziut, qytetarët nuk e kanë quajtur normale sjelljen e tij. Disa prej tyre, thonë se Meta është në panik, i frikësuar, madje se po përgatitet për burg.
Një ndër komentuesit e cilëson si “Hajdut”, teksa shton se duhet që “t’i rikthejë popullit çfarë i ka vjedhur”.
Nëse shihni me vëmendje intervistën në youtube shihet qartë se çfarë vlerësimi kanë qytetarët për Ilir Metën, njeriun që kërcënon dhe sulmon drejtësinë se po kryen hetime ndaj tij.