Ambasada amerikane në Tiranë ka dalë dhe një herë në mbështetje të punës së SPAK.
Ajo bën të ditur se prokurorët e strukturës së posaçme morën pjesë në një seminar të organizuar nga Zyra e SHBA për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë Vendit, OPDAT.
“Ekipi i SPAK diskutoi arritjet dhe strategjitë për të përmirësuar punën në ekip, për të bashkërenduar përpjekjet e tyre dhe për të rritur rezultatet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ne jemi krenarë që mbështesim angazhimin e SPAK për integritet dhe drejtësi. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah institucioneve të drejtësisë së Shqipërisë në luftën e tyre kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe pandëshkueshmërisë, duke përforcuar angazhimin tonë të qëndrueshëm për një sistem drejtësie që shqiptarët duan dhe e meritojnë”, thekson Ambasada Amerikane në Tiranë.