Ish-presidenti Bamir Topi i ftuar në emisionin “Kjo javë” nga Nisida Tufa në News 24, u pyet nëse Gazment Bardhi mund të jetë pasardhës i Sali Berishës në grupin e rithemelimit të Partisë Demokratike.
“Shoh një lloj protagonizmi të rritur të rritur. Ky lloj protagonizmi nuk vjen rastësisht se do ai. Këtë rol me ç’duket ia ka dhënë formacioni politike pasi është nënkryetar dhe kryetar grupi dhe kjo është me bekimin e Berishës.
Nëse është taktike apo reale do të shihet me kalimin e kohës. Natyrisht ka edhe emra të tjerë. Çështja është se këtu, kemi kopjativen, ka një përputhje midis rolit që kryhet dhe personit që ka dëshirën për ta kryer. E shikoj që ka protagonizëm. Kjo do shihet me kalimin e kohës pasi politika dhe marrëdhënia me një njeri që ka 35 vjet në politikë nuk është ashtu siç duket. Me aq sa unë e njoh, ai kërkon që dikush ta kryej atë rol por jo të dalë vetë nga loja”, shtoi Topi.