Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla ka reaguar në 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Në një postim në rrjetet sociale ajo u shpreh se vendi ynë është rasti më tipik që dëshmon se kontributi në Aleancë nuk varet as nga pasuria apo historiku, por nga përkushtimi.

“15 vjet më parë, Shqipëria u pranua anëtare e NATO-s.
Si një nga anëtarët më të rinj, Shqipëria është rasti më tipik që dëshmon se kontributi në Aleancë nuk varet as nga madhësia, as nga pasuria, as nga niveli i zhvillimit, as nga historiku dhe jetëgjatësia si anëtare. Por varet nga përkushtimi i sinqertë për paqen.
Shqipëria e ka fituar besimin dhe bindjen e ShBA dhe anëtarëve të tjerë të mëdhenj të NATO-s, me përkushtimin e qartë, të vendosur dhe pa asnjë dilemë në zbatimin e vendimeve të Aleancës, në mbrojtje të paqes, sigurisë dhe lirisë së kombeve”, shkruan Nikolla.