Moti i keq ka përfshirë të gjithë bregdetin duke pezulluar lundrimin për  anijet e peshkimit.

Era e fortë dhe deti me dallgë ka detyruar sektorin e peshkimit të pezullojë përkohësisht gjuetinë në det të hapur në pritje të përmirësimit të motit.

Edhe mjetet e tjera lundruese të tonazhit të vogël përfshirë dhe ato turistike kanë shmangur lundrimet në Adriatikun e dallgëzuar. Anijet e peshkimit janë strehuar në kalatat e portit të peshkimit.

Deti regjistron forcën 6-7 ballë, por nga dita e nesërme pritet që shpejtësia e erës të bjerë.