Kombëtarja shqiptare e nisi vitin 2024 me humbje teksa u mposht nga Kili në miqësore. Kuqezinjtë humbën me rezultatin e thellë 0-3 që dëshmon edhe një paraqitje jo të mirë të skuadrës. Në përfundim të sfidës, mesfushori Ylber Ramadani dha prononcimin e tij për TV Klan.

“Tre gola janë shumë, por ne do të punojmë për të mos pësuar më kaq shumë. Janë shumë për një skuadër si ne. Nxjerrim shumë mësinë, Kili ishte me nivel të lartë dhe duhet të adaptohemi me këtë nivel pasi Europiani do të jetë kështu.

TIfozat kanë të drejtë, vijnë të na suportojnë dhe duhet t’i shpërblejmë me rezultate.

Goli i parë erdhi shumë shpejt, e nisëm pjesën e parë me frikë. Në minutën e 70; goli i dytë e mbylli sfidën. Nxorrëm shumë mësime, të humbësh 3-0 nuk është mirë, u kërkojmë falje tifozëve.

Kur skuadra del para, unë rri në balancë. Arbitri më ndëshkoi shpejt dhe më bëri të dal nga loja pasi rrezikoja për të kuqe”, tha Ramadani.