Një tjetër aksident i rëndë është regjistruar në rrugët e vendit tonë, duke humbur jetën një vajzë. Ngjarja ndodhi në Kavajë.

Një automjet tip “Golf” me targa AA 045 SJ, ka rënë në kanal në rrugën e varrezave në Kavajë dhe për pasojë ka ndërruar jetë shoferja 30-vjeçare Rovena Cara.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 10.03.2023, në vendin e quajtur Përroi i Rikaj, Kavajë, shtetasja R. C., 30 vjeçe, duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit 30-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje.

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Faksident ne kavaje makina bie ne kanal humb jeten shoferja 33 vjecare%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.google

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes