Rrjeti i Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së, ka publikuar listën e vendeve më të lumtura dhe më të palumtura në planet ku Finlanda zë vendin e parë për të shtatën vit radhazi. Ndërsa Afganistani, renditet në fund të listës, duke u bërë kështu vendi më i palumtur në botë.

10 shtet të Europës janë në dhjetëshen e vendeve më të lumtura, me Danimarkën në vendin e dytë në listën e 140 vendeve dhe Islandën në të tretën. Në dhjetëshen e parë gjejmë edhe Suedinë, Izraelin, Holandën, Norvegjinë, Luksemburgun, Zvicrën dhe Australinë.

Britania duket se ka rënë në renditje, e cila ishte në vendin e 20-të pas vendeve si Lituania ose Republika Çeke, si dhe SHBA-të, të cilat ranë tetë vende në krahasim me vitin 2023 (vendi i 23-të këtë vit – i 15-ti në 2023). Sipas njoftimit, Shqipëria është në vendin e 87-të këtë vit, duke rënë 5 vende në krahasim me vitin 2023 kur ishte në vendin e 83-të të listës. Sakaq, Kosova ndodhet në vendin e 29, ndërsa një vit më parë ishte renditur në vendin e 34.

Studiuesit që analizuan gjetjet zbuluan gjithashtu se ata që kanë lindur para vitit 1965 janë më të lumtur se ata të lindur pas vitit 1980, me lumturinë e mijëvjeçarëve që vlerësohet të bjerë çdo vit, ndërsa në vend të kësaj rritet me kalimin e viteve nga kënaqësia e të ardhurve.

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fraporti kush jane vendet me te lumtura ne bote finlanda ne krye shqiptaret me te palumtur se nje vit me pare befason kosova%2F%23gsc.tab%3D0&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri