Deputeti Roland Bejko në Dritare Tv deklaroi se fati i Edi Ramës është i lidhur me atë të Sali Berishës, kjo është e përbashkëta që bashkon këta dy politikanë sipas tij.

Bejko theksoi se ish-kryeministri Berisha nuk po largohet nga politika pasi ta shpallë veten si të pamposhtur para SHBA-ve, ndërsa shtoi se edhe kreu i qeverisë do të japë llogari për vitet në pushtet.

“Rama do mundohet ta ndihmojë Berishën me çfarë të mundet. Rama në fatin e Berishës sheh fatin e tij. Berisha ka qenë ish-president, ish-kryetar i opozitës, ndaj Rama sheh veten e tij, pasi në një moment do ti vijë rralla kur të ikë nga pushteti.

Qeveri shqiptare sot është më e korruptuara në Evropë, mos them në botë. Nga ana tjetër, Berisha kërkon të jetë në politike që tia shesë veten amerikanëve si të pamposhtur.

Duhet pranuar që Berisha është një kafshë politike, në 33 vite e ka dominuar politikën shqiptare. Gjithë rivalët politike i ka konsideruar kundërshtarë dhe i ka asgjësuar politikisht, edhe i ka rrahur fizikisht. Kjo ndodhi edhe tani, Berisha di të intimidojë, të bllokojë, ua ka kuptuar pikat e dobëta dhe i dominon.

Të vetmit që nuk u intimiduan, ishin deputetët e Bashës. Ne jemi ndarë nga politika e vjetër, klasë politike që i dha Shqipërisë një ekonomi të kriminalizuar dhe detyroi shqiptarët të largohen nga vendi i tyre. Rama dhe Berisha janë përgjegjës kryesorë”, tha Bejko.