Kryeministri Edi Rama ka ndarë me qytetarët lajmin se fishat e diabetit do të jenë falas për të moshuarit mbi 65 vjeç.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se kështu do të kenë mundësinë të kursejnë një pension mujor në vit.

“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë se fishat e diabetit tashmë garantohen falas për të moshuarit mbi 65 vjeç, duke u kursyer gjysheve dhe gjyshërve të paktën 1 pension mujor në vit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.