Është zbardhur agjenda e takimit që kryeministri Edi Rama do të zhvillojë të shtunën në Shkodër me kabinetin qeveritar dhe kryebashkiakët.

Takimi do të nisë në rreth orës 10:00 me fjalën e kryeministrit Rama. Pritet që të bëhet një analizë e thellë financiare, në ‘sitë’ do të kalojnë edhe projektet e BE, shërbimet, si edhe burimet njerëzore.

Ndërkohë, në orën 12:00 është parashikuar një tryezë e hapur me anëtarë të kabinetet qeveritar, kryebashkiakë dhe drejtues të agjencive, mbi disa tema, si shëndetësia, bujqësia, arsimi, mjedisi, siguria, infrastruktura etj.

Në fund do jepen edhe disa propozime për problematikat e paraqitura në këtë mbledhje, ndërsa takimi do mbyllet rreth orës 17:30 me fjalën e kryeministrit Rama.