Lojtarët shqiptar sa vijnë dhe po spikasin më shumë në Europë. Shumë prej tyre luajnë në 5 ligat kryesore të Europës, ku mbajnë pozicionet e titullarit.

Newsport.al ka përpiluar një listë, kombinuar me pagën bruto të 10 lojtarëve më të paguar shqiptar. 3 prej tyre janë nga përfaqësuesja e Kosovës, ndërsa 7 të tjerët luajnë për Kombëtaren e Shqipërisë.

Çfarë bie tjetër në sy është se gjysma e tyre luajnë në kampionatin italian. Vedat Muriqi, sulmuesi i Mallorcas në Spanjë kryeson këtë listë me një pagë rreth 4.5 milionë euro.

3 mbrojtës që luajnë në Seria A vazhdojnë këtë listë. Bëhet fjalë për Elseid Hysaj, Kumbullën dhe Rrahmani. Mjaft të paguar janë më pas dhe Muçi me Rashicën në Turqi. Të dy lojtarët kanë firmosur për 3 milionë euro në sezon.

Lista e mëposhtme mbyllet me 4 lojtarë të tjerë nga Kombëtarja shqiptare. Bëhet fjalë për Brojën, Ismajlin, Bajramin dhe Strakoshën që kanë nën kontratë më shumë se 1.5 milionë euro.

Lista e 10 lojtarëve shqiptar më të paguar:

Vedat Muriqi – Mallorca €4,580,000

Elseid Hysaj – Lazio €3,700,000

Marash Kumbulla – Roma/Sassuolo €3,330,000

Amir Rrahmani – Napoli €3,210,000

Ernest Muçi – Besiktas €3,000,000

Milot Rashica – Besiktas €3,000,000

Armando Broja – Chelsea/Fulham €2,430,000

Ardian Ismajli – Empoli €1,670,000

Nedim Bajrami – Sassuolo €1,540,000

Thomas Strakosha – Brentford €1,520,000