Dronët që shkatërrojnë tanke, mjete të blinduara, e sisteme anti-raketore janë tashmë në duart e Forcave të Armatosura Shqiptare. Dërgesa e parë e dronëve luftarakë Bayraktar TB-2 kanë mbërritur në vendin tonë më herët sesa ishte parashikuar zyrtarisht. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka shpërndarë në rrjetet sociale fotografi të dronëve të armatosur ku njofton se prej dy ditësh ka filluar montimi dhe paralelisht po kryhet instalimi i infrastrukturës mbështetëse për operimin dhe kontrollin e tyre. Ky zhvillim jo vetëm që rrit aftësitë e mbrojtjes së Shqipërisë, por shërben edhe si dëshmi e angazhimit të vendit për të garantuar sigurinë kombëtare dhe për të përmbushur standardet më të larta të mbrojtjes shkruan ministri i mbrojtjes.

News 24 mëson se stacioni i kontrollit tokësor për dronët e njohur si Blloku Taktik 2 është instaluar në bazën ajrore taktike të NATO-s në Kuçovë, baza pritet të inaugurohet me praninë e përfaqësuesve të NATO-s dhe autoriteteve shqiptare të hënën më datën 4 mars. Për të vendosur në funksion këtë teknologji të avancuar, tri ekipe nga Forcat tona të Armatosura kanë ndjekin kurse intensive nga mentorët turq në Turqi. Për të komanduar një dron të tillë ekipi është i përbërë nga tre komandanti, piloti, dhe një operator.

Sa i takon kritereve kryesore të performancës së fluturimit të dronit “Bayraktar” TB-2, koha maksimale e qëndrueshmërisë në ajër është 27 orë ndërsa lartësia maksimale operative është 7620 metra. Ekziston mundësia e nisjes dhe uljes automatike pa përdorur sistemet tokësore ndërsa navigimi automatik nuk ka varësi nga sistemet GPS përmes fushave të fuzionuara të sensorëve të brendshëm. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria ka bërë kërkesë për blerjen e në total të 6 dronëve të armatosur nga kompania turke “Baykar”.

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fdetajet instalohet stacioni i kontrollit tokesor ne bazen ajrore taktike te nato s ne kucove per dronet luftarake bayraktar tb 2%2F%23gsc.tab%3D0&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

 

Nuk dihet sa i ka kushtuar Shqipërisë një dron, pasi kontrata ka statusin e një dokumenti të klasifikuar ushtarak por shefi i qeverisë është shprehur se janë blerë me “çmim të leverdishëm”, pa dhënë shifër konkrete.
Për ta blerë dronin e pakapshëm nga radari i cili fluturon në dhjetëra kilometra lartësi nuk është aspak e lehtë pasi lista e pritjes nga shtetet të cilat duan të blejnë dronët me famë “Bayraktar” është e gjatë.