Klevis Ruçaj është shoferi 24 vjeçar i mjetit luksoz Audi A8, i cili lëvizte me shpejtësi skëterrë nga Farka në drejtim të rrethrrotullimit të TEG. Po ashtu, është identifikuar dhe pasagjerja e makinës tjetër, shtetësja Alda Kurti, e cila ndodhet në spital.

Ndërkohë, të plagosur janë dhe dy persona të tjerë, ndërsa dy vajzat që ishin pasagjere në Audi nuk janë identifikuar për shkak të plagëve dhe dëmtimeve në trup. Makina me të cilën ato udhëtonin, me shofer Klevis Ruçaj, është shkatërruar plotësisht dhe është shtypur.

Screenshot 7 4
Auddi i shkaterruar nga aksidenti ne Tirane

24 vjeçari ka qenë duke udhëtuar ne unazën lindore me drejtim lëvizje nga Farka për tek rrethrrotullimi pranë Teg dhe  pasi ka humbur kontrollin, ka thyer barrierat rrethuese te mbikalimit dhe ka përfunduar në autostradën Tiranë-Elbasan.

Në pjesën e poshtme të mbikalimit, në segmentin e ri të autostradës, ka qenë duke lëvizur në atë moment mjeti “Hyundai” me drejtues shtetasin me iniciale Q. K., rreth 60 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur bashkë me dy pasagjerët që kishte në mjet.

Screenshot 6 2
Audi qe rra nga rrethrrotullimi dhe Hyundai te cilit i ra siper

Ndërkohë, Audi A8 ka çarë rrethimin e rrethrrotullimit dhe ka përfunduar në sjain tjetër të autostradës, duke kaluar në ajër tre korësi dhe bordurën ndarëse të rrugës. Shpjetësia e lartë dhe përplasja e fortë ka bërë që mjeti të shkatërrohet plotësisht dhe dy pasagjeret femra të humbin jetën. Vetë shoferi 24 vjeçar Klevis Ruçaj ka i plagosur.

  • I plagosur: Klevis Ruçaj – 24 vjeç, shoferi i Audit
  • I plagosur: Q.K., rreth 60 vjeç – Shofer i Hyundait
  • E plagosur: Alda Kurti, 51 vjeç, – Pasagjer në Hyundai
  • I plagosur: O.K, 24 vjeç, – Pasagjer në Hyndai
  • Viktima – Dy vajza ende të paidentifikuara, pasagjere në Audi