Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me një operacion të përbashkët me autoritetet spanjolle që çoi në goditjen një rrjeti të rëndësishëm të trafikut të drogës nga Ekuadori drejt BE-së.
Në një postim në rrjetet sociale Balla u shpreh se bashkëpunimi gjithmonë më i fortë dhe suksesshëm me agjencitë e bashkëpunimit policor, EUROPOL dhe INTERPOL, është tregues i qartë i besueshmërisë dhe profesionalizmit të Policisë së Shtetit, cilësi tashmë të njohura dhe të vlerësuara edhe nga këto organizata partnere.
Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:
🇦🇱 Sapo kam marrë përgëzimet për kontributin e Policisë së Shtetit🇦🇱👮♀️👮 dhe të SPAK, në realizimin me sukses te operacionit La Pampa, nën koordinimin e EUROPOL dhe zbatimin nga Policia Kombëtare spanjolle, i cili çoi në goditjen një rrjeti të rëndësishëm të trafikut të drogës nga Ekuadori drejt BE-së. Ky operacion ndërkombëtar shënoi: 31 arrestime, në Spanjë dhe Ekuador, sekuestrimin e 25 automjeteve, 10 armë zjarri, pajisje elektronike me vlerë rreth 13 milionë euro dhe afro 3 milionë cash në valuta të ndryshme dhe pasuri të sekuestruara me një vlerë totale prej rreth 48 milionë euro.
Bashkëpunimi gjithmonë më i fortë dhe suksesshëm me agjencitë e bashkëpunimit policor, EUROPOL dhe INTERPOL, është tregues i qartë i besueshmërisë dhe profesionalizmit të Policisë së Shtetit, cilësi tashmë të njohura dhe të vlerësuara edhe nga këto organizata partnere.