Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kamëz, ku një 27 vjeçare ka rënë nga kati i pestë e për rrjedhojë ka gjetur vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë rreth orës 23.00, në rrugën “Teuta”, në banesën ku 27-vjeçarja e kishte marrë me qira. Si pasojë e dëmtimeve të marra, S. A., ka ndërruar jetë në spital.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, nëse është vetëvrasje apo vrasje.