Juristja Brizida Gjikondi, referuar informacioneve të saj, u shpreh në studion e ABC News se tre drejtuesit kryesorë të SPAK ndodhen për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo tha se prokurorët e SPAK janë thirrur atje pasi kanë në dorë shumë çështje “bombastike” , përfshirë edhe atë të ish-ministrit të Mbrojtjes Fastmir Mediu sa i takon tragjedisë së Gërdecit me 26 viktima.
“Unë di një informacion të fundit. Tre krerët kryesorë të SPAK, Dumani, Kraja, dhe Braho janë thirrur në SHBA. Janë atje prej ditësh. Nuk dihet se ka qenë vizite e planifikuar. Nuk dihet gjithë ky nxitim për të shkuar atje. Këta perona, janë një treshe, që kanë jo vetëm çështjen e Mediut, por edhe çështje të tjera bombastike”, tha ajo.
Sipas juristjes, mendohet se ata janë thirrur në Amerikë për t’i dhënë një shkundje reale situatës së pandëshkueshmërisë në vendin tonë.
“Mendohet se kjo treshe është thirrur në Amerikë për t’i dhënë një shkundje reale dhe shpresëdhënëse të situatës në Shqipëri”, shtoi ajo