Kryeministri Edi Rama ndërsa ka folur për proceset e hershme të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ka menduar se administrata e tij ishte një trup njerëzish parazitë që nuk bënin asnjë punë dhe vetëm merrnin rrogën.
Rama tha se edhe e ka shprehur me zë të ulët se do të përjetonin sëkëlldi në Bruksel, ndërsa shtoi se rezultoi të jetë e kundërta dhe sot Shqipëria mund të mbështet në këtë administratë dhe mund t’ia dalë objektivit të anëtarësimit në BE.
“Unë kam qenë shumë i shqetësuar kur ka nisur procesi i screening dhe nuk e kam besuar që administrate janë do të mund të nxirrte nga vetja një skuadër të madhe kombëtare, sepse të pafundme janë pikat mbi të cilat procesi do mund të kalonte dhe do të na zbardhte faqen me superlative në Bruksel.