Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, foli në “Top Story” për situatën në Policinë e Shtetit.
Ai tha se objektivi i tij është të largojë nga uniformat blu ndikimin nga personat me pushtet, përfshirë ata të politikës.
“Dita e parë ose momenti i parë në detyrë, unë e kam thënë, kush ishte momenti tek i cili unë e nisa. Ishte një shfaqe se si polica e shteti në një moment u zhduk ose nënshtrua përpara personave me pushtet. Kjo është një nga objektivat e mi. Ia kam thënë punonjësve të policisë që ndalohet ndërhyrja e personave me pushtet politik, ekonomik, etj.
Kur këtë e thashë për deputetët, 18 vite në politikë dhe si deputet. Kur këtë e kam thënë për deputetët për të tjerët as nuk diskutohet. I kam vënë vetes një objektivë që deri në korrik të këtij viti të kem arritur të gjithë stacionet e komisariatet”, tha ai.