Nga viti në vit po bie interesi për mësuesinë. Vakancat e liruara nga arsimtarët e dalë në pension nuk po ezaurohen ndërkohë dhe premtimi për pagën 900 euro shihet me skepticizëm nga ata.

550-600 mësues dalin nga sistemi arsimor çdo vit për shkak të moshës së pensioni. Kjo shifër është tejet e lartë sipas sindikatës së arsimit, pasi as 50% prej tyre nuk zëvendësohen nga mësuesit e rinj. Kreu I kësaj sindikate Isa Halilaj në një prononcim për Euronews Albania  shprehet se sistemi arsimor sa I përket mësimdhënies është në prag kolapsi.

“Gjatë një viti kemi 500-600 mësues të cilët dalin në pension. Hyrjen nuk kanë qenë më aq shumë. Kushdo që zgjedh rrugën e mësuesisë e di që nuk do bëhet një njeri i pasur. Sistemi arsimor në Shqipëri është në ditë të vështira”,-tha Isa Halilaj

Motivet se përse sistemi arsimor, kryesisht ai fillor dhe 9 vjeçar ka mungesë të theksuar të mësuesve, janë disa.

Pak më ndryshe paraqitet situate për mësuesit e lëndëve të gjuhësisë dhe letërsisë, ndonëse tregohet se interesi po bie nga brezi në brez për mësuesinë.

“Ne kemi rrudhje të numrit të studentëve në vitin e parë, kjo i lë pasojat e veta te secili program studimi”,-tha Elsa Skënderi, zv/dekane Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë

Disa qarqe të veriut hasen më një problematike tjerë, siç është ajo e mësuesve me kontratë 1 vjeçare për shkak të mungesës së kualifikimeve të duhura nga mësimdhënësit.

Ministria e Arsimit ka premtuar pagën 900 euro për mësuesit dhe ndihmë financiare për degët prioritare, por mbetet për tu parë sa do të reflektohet kjo në interes për mësuesinë.