Opinionisti Aleksandër Çipa i ftuar në studion e “Open” ka komentuar deklaratat e fundit të kryeprokurorit të SPAK Altin Dumani lidhur me hetimet e kësaj strukture.

Çipa u shpreh se gjatë takimit që zhvilloi Dumani sot në Shkodër pjesëmarrës ishte edhe një këshilltar ligjor i ambasadës së SHBA në Tiranë, i cili vlerësoi punën e SPAK.

Thënë këtë, ai theksoi se nuk ka vetëm një ndikim apo indulgjencë që mund t’i bëjë pushteti ekzekutiv Prokurorisë së Posaçme.

Sa i përket rastit “McGongigal”, ai tha se një institucion serioz si SPAK i sheh të ndërlidhura proceset gjyqësorë që zhvillohen në Shtetet e Bashkuara dhe në Shqipëri.lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fkryeprokurori flet per ceshtjen mcgonigal cipa spak i sheh te nderlidhura proceset ne shba me ato ne shqiperi%2F%23gsc.tab%3D0&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

 

“Çështja e parë filloi me skepticizmin ndaj SPAK dhe madje pati ndërprerje të narrativës që tha Lubonja. Për prezencën e sotme të Dumanit në Shkodër, bashkë me ta ishte edhe një këshilltar ligjor i ambasadës amerikane. Mendoj është e rëndësishme edhe ajo që ka thënë këshilltari i ambasadës, që e cilëson SPAK si një institucion jo vetëm të rëndësishëm, por të mrekullueshëm për punën që bën. Pra nuk ka vetëm një indulgjencë apo ndikim që mund t’i bëjë pushteti ekzekutiv SPAK-ut.

Nëse titullari i SPAK thotë se ka regjistruar çështjen në vitin 2022 dhe ne nga atëherë kemi në fuqi skepticizmin tonë, atëherë kemi një gjë. Se është thënë që nuk është hapur çështja fare. Mendoj se një institucion serioz si SPAK, i shikon të ndërlidhura proceset në Amerikë dhe këtu”, u shpreh ai mes të tjerash.