Të drejtën për të kërkuar regjistrimin e PD-së e ka Lulzim Basha, sipas kryekomisionerit Ilirjan Celibashi.
Kryetar i PD sipas Celibashit është Basha, por subjekti nuk regjistrohet sot dhe dokumentet i kthehen për plotësim me afat kohor 48 orë.
Celibashi: Të drejtën për të kërkuar regjistrim bazuar në dokumentet zyrtare të cilat janë vënë në dispozicion e ka zoti zoti Lulzim Basha, ai figuron kryetar i PD në pikëpamje të ligjit.
Nga vlerësimi i dokumentacionit te paraqitur nga Lulzim Basha do duhet sipas ligjit që kërkesa për regjistrimin e PD të paraqitej nga kryetari i PD zoti Lulzim Basha. Në vlerësim të dokumentacionit unë vlerësoj se ky dokumentacion nuk është i plotë në përputhje me parashikimet e kodit zgjedhor. Besoj se është e qartë se dhe për ju Indrit dhe për këdo tjetër. Dokumentacioni duhet të jetë në përputhje me nenin 64 të kodit zgjedhor.