Kryeministri i vendit, Edi Rama ndodhet në Bavari në takimin tradicional të fillimvitit të Unionit Social-Kristian (CSU).

Kryeministri i Landit të Bavarisë, Markus Soeder ka publikuar në rrjetin e tij social një album me foto me kryeministrin Rama ku ka theksuar se ”Franz Josef Strauß hodhi themelet e kësaj miqësie të ngushtë me një vizitë në Shqipëri.

Ne e kemi forcuar më tej këtë partneritet të veçantë me Zyrën Bavareze të Ekonomisë në #Tiranë. E themi qartë: #Shqipëria i përket Bashkimit Europian. #banz2024”

”Faleminderit shumë për vizitën në Kloster Banz, kryeministër @ediramaal! Bavaria dhe Shqipëria tradicionalisht kanë një lidhje veçanërisht të ngushtë. Franz Josef Strauß hodhi themelet e kësaj miqësie të ngushtë me një vizitë në Shqipëri.

Ne e kemi forcuar më tej këtë partneritet të veçantë me Zyrën Bavareze të Ekonomisë në #Tiranë. E themi qartë: #Shqipëria i përket Bashkimit Europian. #banz2024”, shkruan ai.