Një breshkë e llojit “Breshka Fluturuese” siç e quajnë peshkatarët ose breshka jeshile, për shkak të ngjyrave, ka rënë në rrjetat e peshkatarëve te Radhimës.
Kjo lloj specie nuk bie shpesh në rrjetat e peshkatarëve si lloji ‘careta careta’.
Breshka fluturuese nuk e ka habitat detin Adriatik, por vijnë nga oqeani Atlantik dhe janë specie të kërcënuara.
“Kjo breshkë është kapur nga peshkatarët dhe është dorëzuar pranë qendrës së peshkimit dhe do të hidhet sërish në det”- shpjegon specialisti i zonave të mbrojtura, Nexhip Hysolako.
Ajo e përdor gjirin e Vlorës për ushqim dhe është rreth 10 vjeçe. Këto specie shkojnë deri në 80 vite dhe me peshë 100 kg.