Ish-ministri i Financave Arben Malaj, i ka bërë thirrje opozitës që të kthehet në institucionet e vendit.

Kjo e fundit, njësoj si sesionin e kaluar parlamentar, bllokoi punën e mazhorancës dhe madje pengoi Presidentin Begaj që të mbante fjalën e tij në Foltoren e Kuvendit.

Në gjykimin e Malajt, fjala e Presidentit në Kuvendin e Shqipërisë është një ndryshim pozitiv që iu bë rregullores së Kuvendit vite më parë.

Ai vlerëson Begajn që ka vendosur ta përdorë këtë ndryshim për të komunikuar drejpërdrejt me shqiptarët.

Arben Malaj: Fjale e Presidentit te Republikes ne Kuvendin e Shqiperise, eshte ndryshimi pozitive qe u be rregullores se Kuvendit shume vite me pare. Per shume kohe, shume President nuk e kane perdorur kete mundesi komunikimi te drejte per drejte me shqiptaret, nepermjet fjales se tyre perballe deputeteve.

Presidenti Begaj meriton mirenjohje qe eshte ndoshta Presidenti i pare qe perdor kete instrument te demokracise funksionale. Rendesia e fjales se Presidentit konfirmohet edhe nga interesi i trupes diplomatike. Askush nuk mund ta akuzoj presidentin per plotesimin e misionin te tij per unitetin e popullit shqiptare, aq me pak ata qe i vene zjarrin Kuvendit dhe bllokojne funksionimin normal te tij. Fushatat perbaltonjese ulin kredibilitetin publik edhe te opozites.

Sa i përket skenarit kaotik të opozitës, Malaj mendon se rruga që ka zgjedhur për të djegur Kuvendin, është rruga ku digjet vetë.

Arben Malaj: Opozita duhet te kthehet ne institucionet e vendit dhe me nje programi qeverises alternativ dhe duke qartesuar edhe figurat kryesore te saj te krijoje fuqine e sinergjise pozitive ne jeten politike te vendit. Rruga qe ka zgjedhur duke djegur kuvendin eshte rruga ky digjet edhe vete opozita.

Opozita mund te krijoj shpresat per nje perballje programesh dhe ekipesh shprese-sjelles. Mazhoranca duhet ti permbahet vizonit te socialiste ku qartesohej sjella e saj politike : “Do te ndajme pushtet per te bere shtet”. Maxhoranca duhet te bej kujdes nga risqet qe sjell perqendrimi i te gjitha pushteteve. Zgjedhjet e tjera parlamentare nuk jane larg./vizionplus.tv