Ministri i Brendshëm, Taulant Balla zhveshi xhaketën e ministrit dhe si deputet me 19 vite eksperiencë komentoi ndryshimin e ligjit për ngritjen e komisioneve hetimore.
”Ndryshimet që maxhoranca miratoi në seancën e 21 dhjetorit janë mundësi e artë e atyre që kanë pasur realisht hallin e komisionit hetimor të ndajnë rrugët e tyre nga ata që kishin hall tjetër.
Nuk mund të ngriheshin komisionet hetimore pa adresuar vendimet e gjykatës kushtetuese.
Duke folur jo si ministër i brendshëm por deputet me 19 vite eksperiencë, ndryshimet ishin gjëja e duhur që do të japë zgjidhje përfundimtare çdo lloj debati.
Të jemi serioz si fillim viti ,opozita në këto 3 – 4 muajt e fundit nuk kanë pasur hallin e komisioneve hetimore por hall tjetër. Në vende të tjera përdoret shumë pak.
Mungesa e një opozite e ka bërë opozitën me shumë koka e secili kërkon komision hetimor, uroj që të mos ngrejë komision hetimor për veten e vet”, tha Balla.