Është shtyrë sërish seanca në GJKKO për Sali Berishën sa i takon kërkesës së SPAK për arrest shtëpie ndaj ish-kryeministrit i cili akuzohet për korrupsion pasiv në privatizimin e kompleksit Partizani.

Seanca do të mbahet më 30 dhjetor, të shtunën në orën 12:00, për t i dhënë mundësi avokatëve mbrojtës të depozitojnë kerkesën për përjashtimin e trupit gjykues.

Situata ku tashmë, seanca për caktimin e masës ndaj Berishës është shtyrë për të tretën herë lidhet me një strategji të ndjekur nga avokatët e tij, të cilët kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Mbrojtësit ligjorë të ish kryeministrit Berisha, prentendojnë se gjyqtarja Gjoka ka qenë e njëanshme ndaj kërkesave të tyre, ndaj kërkuar marrjen në dispozicion të materialeve audio dhe procesverbaleve të seancës.

Do të jetë Rudina Palloi ajo që do të marrë vendimin përsa i takon kërkesës së tyre për përjashtimin e trupit gjykues.