Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme zhvilloi bashkëbisedimin e përjavshëm me gazetarët.
Gazetarët e kanë pyetur Berishën se çfarë do të ndodhte nëse do të arrestohet nga SPAK. Beriha u shpreh se pavarësisht masës që SPAK do të japë ndaj tij, ai do përkushtohet për fitoren e opozitës në zgjedhjet e 2025-ës.
“Kjo ishte protestë; aty për aty. A e dëgjuat ju si tha ajo; tja heqim shpejt e shpejt, se janë njerëzit aty. Rama është në mandatin e tretë të vjedhur. Asnjë skenar! Çfarëdo lloj skenari që mund të ndërmarrë Edi Rama nuk më devijon mua qoftë një milimetër nga vendosmëria për ta gërryer atë nga pushteti kriminal. Ai po vjedh, nuk po qeveris.
Ai bën vetëm pazare, por unë nuk jam njeri i pazareve. Nuk diskutohet, që jo unë të tërhiqem, por do të përkushtohem në të gjithë potencialin tim për një fitore të shkëlqyer të opozitës. Nuk mund ta vendosë kush në kontroll opozitës.”, tha ai.