Të tjera detaje kanë dalë mbi personat e përfshirë në ngjarjen e rëndë në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ku humbi jetën Arben Lleshi dhe dyshohet se u plagosën Ilir Xhakja dhe Indrit Shaqja ndërkohë që autori raportohet të jetë Sokol Mjacaj.
Arben Lleshi u arrestua në Angli për vrasjen e Agim Hoxhës dhe djegien e trupit të tij në vitin 2012.
Ai u ekstradua në Shqipëri ku u dënua me burgim të përjetshëm për këtë ngjarjem ndërkohë që në pranga ra edhe vëllai i tij, për ndihmë në djegien e trupit të Hoxhës dhe zhdukjen e provave.
Në datë 30 tetor të 2013 u ekzekutua në një atentat Xhavit Lleshi, babai i Klevisit, që u rrëmbye në datë 5 gusht të këtij viti. Në 15 maj 2016 u vra Hajredin Lleshi në fshatin e lindjes në Burrel, i cili është vëllai i Xhavitit.
Ndërkohë që në 2017 u rrëmbye Artan Lleshi, djali i Hajredinit, të cilin e morën me një makinë në Burrel dhe e sollën në Kamëz, ku është parë për herë të fundit dhe u zhduk.
Ndërsa në datë 5 gusht 2020 u zhduk edhe Klevis Lleshi 21-vjeç. Ai sapo ka dalë nga shtëpia për kafe, e rrëmbyen dhe u zhduk. Dyshohet se Klevisi kishte nisur të fliste për hakmarrje ndaj familjes Hoxha dhe sapo këto fjalë kishin rënë në veshin e tyre, kanë organizuar rrëmbimin dhe zhdukjen e tij.
Pra bilanci i viktimave në familjen Lleshi është 2 të vdekur dhe 2 të zhdukur. Aktualisht në shtëpinë e Xhavit Lleshit është vetëm nëna e tij dhe tre motrat që janë martuar në Burrel. Ndërkohë që pas përleshjes në burg gjatë ditës së sotme u vra edhe Arben Lleshi.