Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare pune në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku po merr pjesë në Samitin Botëror të Veprimit të Klimës, COP28.

Kryeministri ka publikuar në Facebook disa fotografi në hyrje të Samitit Botëror COP28 ku edhe është takuar me liderë të ndryshëm, mes të cilëve është presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, Mark Rutte, po ashtu edhe presidenti KiE-së Charles Michel.

”Emiratet e Bashkuara Arabe – Mes miqsh në hyrje të Samitit Botëror COP28”, shkruan Rama krahas fotove.