Gazment Bardhi pas mbledhjes se deputetëve të Rithemelimit deklaroi para gazetarëve se do të vijojnë kaosin në Kuvend.
Ai tha se opozita tashmë është bashkë, dhe se mazhoranca po i nxit që të shkojnë drejt akteve ekstreme.
“Do të vijojmë aksionin tonë për t’i bërë të pamundur mazhorancës zhvillimin e mbledhjeve. Po na nxisin që të shkojmë drejt akteve ekstreme.
Opozita është bashkë në parlament dhe jashtë tij. Po flasim për respektim të rregullores, ata kalojnë në një shkelje të re. Po shton shkeljet e rregullores dhe të kushtetutës.
Në vend demokratik kërkon një qeverisje. Mazhoranca të heqë dorë nga pengimi i opozitës. Ambasadorët pyesni vetë. Unë i kam informuar ndërkombëtarët. Një pjesë prej tyre i kam informuar”,- tha Bardhi.