Një 15 vjeçar ka plagosur aksidentalisht me armë zjarri nënën në Dibër. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Selishtë, ku i mituri dyshohet se ka qëlluar aksidentalisht ndaj së ëmës. 46 vjeçarja është dërguar menjëherë në spital ku edhe po merr ndihmën e duhur mjekësore.
I mituri është shoqëruar në komisariat ndërsa është sekuestruar edhe arma e zjarrit kallashnikov. Sakaq, grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
Njoftimi i plotë:
Shërbimet e Policisë, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar në Komisariat të miturin.
Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit tip kallashnikov.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.