Dy avokatët e Sali Berishës, Sokol Mengjezi dhe Genc Gjokutaj janë paraqitur mesditën e kësaj të martë në GJKKO.

Berisha refuzon të shkojë në GJKKO dhe po mban një konferencë për mediat.

Ish kryeministri akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani, dhe ndaj tij është vendosur masa e sigurisë detyrim paraqitje.

Një ditë më parë GJKKO vendosi të lërë në burg Jamarbër Malltezin, dhëndrin e Sali Berishës, si edhe detyrim paraqitjeje për ndërtuesin Fatmir Bektashi.

Policia e Shtetit ka tentuar mbrëmjen e kaluar, por edhe të shtunën, që ta njoftojë ish-kryeministrin me masën e sigurisë, por Berisha i ka shmangur.