Sekretari për Marrëdhënien me Publikën në Partinë Demokratike Edvin Kulluri, i ftuar në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, theksoi se përpjekja ligjore për të drejtat e përfaqësimit të partisë do të vijojë.
“PD nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket të drejtave të përfaqësimit të partisë. Gjyqi në gjykatë do të vazhdojë, përpjekja ligjore për të njohur dhe regjistruar Kuvendet do të vazhdojë.S’ka kthim pas. PD është kjo që është sipas nesh dhe deri më sot sipas gjykatës. Ne do të vazhdojmë pikëpamjen tonë se Kuvendi i 18 dhjetorit dhe ky i fundit janë të PD. Pala tjetër mendon se është 11 Dhjetori Kuvendi i PD.”, tha ai.
“Çështja e reformës zgjedhore, parlamenti nuk mund të mbajë këtë situatë ky gjykata njeh PD zyrtare ndërsa Bardhi me Berishën nuk i njohin. Një është PD. Në këtë kuptim, në të gjitha komisionet, dhe në komisionit zgjedhor, përfaqësuesi i PD është zoti Alibeaj, që është dhe bashkëkrytear i komisionit.
Zonja Nikolla duhet të mbajë një qëndrim edhe për cështjen e kryetarit të grupit parlamentar. Ose kryetarja e kuvendit e njeh gjykatën e Tiranës si institucion ose parlamenti ka dalë mbi gjykatat. Nuk kanë marrë akoma vendim.”, shtoi ai.
Sipas tij, shumë deputetë të grupimit Berisha-Bardhi do të largohen nga ata.
“Problemi është që në krahu tjetër s’ka një subjekt politik dhe Nëse ps sot do të kishte pd dhe një parti tjetër, PS do të mbante një qëndrim, mbase dhe ne a do ta njohim këtë subjekt tjetër dhe të ulemi në tryezë. Nuk jemi në këto kushte. Rithemelimi kërkon të drejtën ligjore të PD ndërkohë që nuk e ka. I gjithë problemi është obsesioni psikologjik i Berishës me siglën e PD. E dyta, fakti që lëvizin 5-6 deputetë, në mbledhjen e parë kanë qenë 24. Kanë firuar disa sepse janë të paqartë dhe mesa di unë një pjesë do të kthehen në PD.”, theksoi Kulluri.