Gratë mund të ndihen komplet të thyera përbrenda, të shuara totalisht, ama të buzëqeshin sikur të mos u ketë ndodhur gjë, edhe pse ndiejnë sikur jeta u është ndarë në mijëra copëza.
Gratë e shohin perëndimin e bukur, dhe e dinë se dora më e sigurt që mund të shtrëngojnë kur dielli puth detin, është dora e tyre. Ato e dinë se dashuria për veten është e vetmja mënyrë për të mos i lejuar të tjerëve ta shuajë buzëqeshjen e tyre.
Gratë mundohen të tregohen të forta, sepse e dinë se pjesa e tyre më intime, më e ndjeshme dhe më e fshehtë, u duhet treguar vetëm atyre që dinë ta prekin zemrën me dashuri, me mirësjellje dhe ëmbëlsi. Gratë e dinë se kur është momenti për t’u larguar. E dinë, e ndiejnë dhe e bëjnë një gjë të tillë me klas. Një vendim të tillë ato e marrin me atë dinjitet që kanë përbrenda që nga momenti i lindjes, pa bërë pyetje dhe pa u treguar të dobëta. Ato kthehen me buzëqeshje dhe largohen pa bërë zhurmë, edhe pse ndërkohë që largohen, lotët i pushtojnë sytë e tyre.
Gratë kur ringrihen, pas një rënieje që nuk e prisnin, kanë një dritë në sytë e tyre që i bën më të bukura dhe më speciale. Kjo është drita e dikujt që ka vuajtur dhe që mund të të mësojë të duash. Gratë e dinë se jo gjithçka duhet të shkojë mirë, mjafton që të jetë diçka e bukur. Gratë kur dashurohen, ta dhurojnë zemrën plotësisht, sepse ato dashurojnë ose plotësisht, ose fare. Nëse i tradhton, të shumëzojnë me zero dhe nuk të llogarisin më në jetën e tyre/bota.al