Mediat franceze bëjnë me dije se Presidenti Emmanuel Macron ka shtyrë ardhjen e tij në Tiranë për pasditen e së hënës, dhe shkak të për këtë është bërë një sulm terrorist në Arras (Francë) ku mbeti i vrarë një mësues dhe nga situata në Lindjen e Mesme,
Presidenti francez pritej fillimisht të hënën në mëngjes te mbërrinte në Shqipëri për të marrë pjesë në samitin e 9-të të procesit të Berlinit, i cili mbledh së bashku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe disa vendeve evropiane për të nxitur dialogun politik, bashkëpunimin dhe pajtimin në rajon, si dhe afrimin me Bashkimin Evropian.
Për herë të parë, samiti i Procesit të Berlinit do të mbahet jashtë kufijve të Bashkimit Europian dhe për ta organizuar këtë samit është zgjedhur Tirana.
Në samit deri më tani është konfirmuar pjesëmarrja e Kancelarit Gjerman, Olaf Scholz, presidenti Francës, Emmanuel Macron, si edhe presidenti i Këshillit Europian Charles Michel.
Ndërkohë ditën e sotme në vendin tonë ka mbërritur Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen e cila u prit në aeroportin e Rinasit nga ministrja Elisa Spiropali dhe ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca.
Para mbajtjes së samitit, Von der Leyen është takuar me presidentin Bajram Begaj. Më pas është takuar me kryeministrin Edi Rama dhe të dy kanë marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së degës së tretë të Kolegjit Europian të Bryzhit në Tiranë.