Poeti Daut Gumeni ka folur në “Pas Mesnate” në ABC News edhe për hapjen e dosjeve të sigurimit. Ai ka deklaruar se dosjet nuk hapen sepse i bie pushteti personave me poste të larta.

Gumeni ka theksuar se në dosjet e sigurimit përveç politikanëve, janë dhe emra të njohur të gazetarisë, të cilët mendojnë se sollën median e lirë dhe bëjnë moral çdo natë nëpër panele.

“Dosjet nuk hapen se bie pushteti. Më mirë t’i themi gjërat troç dhe se kam thënë unë, e ka thënë një nga ata të Ministrisë së Brendshme kur vajti në Bruksel. ‘Unë kam dëgjuar që bëhet rrëmujë në Shqipëri, do t’i hapim sot, do t’i hapim nesër. Nuk hapen dosjet se po të hapen është grusht shteti i bardhë’, tha. Po ka vite. Se kisha dëgjuar ndonjëherë të bardhin unë. Bie pushteti, tha. Se shumica e tyre që kanë zile pushteti janë me dosje. Një mënyrë që është më e lehta nga të gjitha, i thash, nuk kanë pse lodhen të gjejnë se kush ka dosje, i bien shkurt, të gjejnë ata që nuk kanë dhe mbarojnë punë. Të gjithë kanë, jo vetëm politikanë, ka media, edhe nga ata që tundin shamitë si sjellësit e medias së lirë në Shqipëri, i ke me dosje, i ke me pseudonime. Bëjnë moral çdo natë nëpër panele për shqiptarët. Të shkretët televizorë që nuk thyen. Ku e gjejnë kurajon këta njerëz që e kanë filluar si aktivistë rinie me emër të ri dhe e kanë akoma emrin, pse nuk janë hapur dosjet”, tha ai./abcnews.al